TIRANE

Pas protestës së opozitës dje dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga forcat e policisë, ish-kryeministri Sali Berisha ndan mesazhin e e një oficeri të Ushtrisë së Kosovës. Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, ish kryeministri nisur nga mesazhi i oficerit shprehet se policia shqiptare është furnizuar nga Beogradi me helmin kimik Zografin Bis.

Ndërsa oficeri në mesazh, shprehet se ky gaz helmues është përdorur edhe gjatë kohës së Millosheviçit dhe përdoret vetëm nga ushtria serbe dhe jo policia.

Oficeri shprehet se gazi është i ndaluar edhe në konventat ndërkombëtare.

Postimi i Sali Berishës

Beogradi furnizon me helme kimike Zografin Bis!

Gazi helmues qe u perdor dje ne Tirane eshte perdorur vetem kunder shqiptareve ne Kosove dhe Presheve.

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje dr jam oficer i Ushtrise se Kosoves. Jam skandalizuar nga ajo qe ndodhi dje ne Tirane .

Gazi helmues qe u perdor dje ne Tirane eshti kohes se Millosheviçit dhe eshte ne perdorim si helm kimik luftarak vetem nga ushtria dhe jo nga policia serbe dhe,

-eshte gaze kategorikisht i ndaluar me konventa nderkombetare qe te perdoret kunder civilve.Ai perdoret kunder armikut ne fudhe beteje apo vendodhjes se grupeve terroriste

Ky gaz toksik me pasoja serioze esht perdor kunder civilve nga Millosheviçi vetem kunder shqiptarve ne Kosove dhe nga Daçiç ne vitin. 2012 perseri vetem kunder shqiptarve ne Presheve.

Edi Rama duhet paditur ne Hage per perdorimin e tij mbreme kunder protestuesve ne Tiane mbasi ka shkelur konventen nderkombetare te perdorimit te lendve kimike.me respekt ..

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb