Shkodran Tolaj, ish-Drejtori i Ansamblit Shtetëror Shqiptar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Maqedoninë e Veriut, ka denoncuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat e rrugëve.

Bëhet fjalë për tabelat në Bllacë, në kufi me Kosovën.

Tolaj shkruan në rrjetet sociale, se ky veprim na kujton dëbimin masiv të kosovarëve nga sërbët drejt Bllace, vetëm “Severna” në atë kohë mungonte!

459578745 10160944097314794 5684435978910284238 N
459578745 10160944097314794 5684435978910284238 N

Postimi nga Shkodran Tolaj

MOS NA E KUJTONI BLLACËN E VITIT 1999

Në Bllacë, në kufi me Kosovën, mbishkrimet e reja në maqedonisht, anglisht dhe frengjisht. Në shqip JO. U kthyem në vitet e rënda kur baballarët tonë nuk guxonin të flisnin shqip në shkollë!

Po na kujtoni dëbimin masiv të kosovarëve nga sërbët drejt Bllace, vetëm “Severna” në atë kohë mungonte!

Ndryshimi erdhi veç për të zezën e shqiptarëve! Çoni duart përpjetë kur nuk keni takat me mbrojt identitetin kombëtar!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb