“Të detyruar të çminojnë, 8 civilë u hodhën në erë”. Ky është denoncimi që vjen në rrjetet sociale nga Petro Andriushchenko, këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit tani në mërgim, dhe që merret nga Kiyv Independent. “Pushtuesit po përdorin banorët si specialistë për asgjësimin e mjeteve shpërthyese”, thotë ai.

Tetë ukrainasit e punësuar nga njësitë ruse për të pastruar rrënojat e një fabrike metalurgjike të bombarduar në Mariupol u hodhën në erë nga një minë.

Rindërtimi i Mariupolit do të kushtojë më shumë se 14 miliardë dollarë dhe do të zgjasë deri në 10 vjet. Kështu nënvizoi, sipas raporteve nga agjencia Ukrinform, këshilli i qytetit, duke specifikuar se sipas kryetarit të bashkisë në mërgim Vadym Boychenko, “1356 ndërtesa banimi u shkatërruan ose u dëmtuan dhe 40% e shtëpive private u bombarduan. Shumica e tyre nuk mund të rindërtohen”.

“Ekspertët vlerësojnë paraprakisht koston e restaurimit të infrastrukturës mbi 14 miliardë dollarë për 220,000 njerëzit që jetojnë atje,” shtoi Boychenko.
Furnizimet e rregullta me energji elektrike, ujë dhe gaz nuk janë rivendosur ende dhe që nga pushtimi rus, deri në 22,000 civilë kanë vdekur, ndërsa 100,000 njerëz janë ende të bllokuar në qytet dhe në rrezik mjedisor dhe epidemie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb