PERMET- Ushtron dhunë psikologjike, fizike si dhe kërcënon me thikë kunatën, arrestohet në flagrancë autori. Burime zyrtare nga policia pohuan për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Pandeli Nikën, 31 vjeç, banues në fshatin Tabor i Përmetit.

Ka qenë shtetasia me inicialet Dh.N, 38 vjeçe, banuese në Përmet, që ka bërë kallëzim se kunati i saj, Pandeli Nika ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, gjithashtu e ka kërcënuar me thikë. Por sipas saj nuk ka mjaftuar me kaq, pasi Nika e ka përplasur kunatën me automjetin tip “Benz”, me targa AA577MG, i cili është në pronësi të tij.

Sakaq, Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: