Sekretari i Përrgjithshëm i PD Gazmend Bardhi me anë të një statusi në “Facebook” denoncon atë që e quan një vendim të rrezikshëm për banorët e Kavajës.

Bardhi shprehet se Edi Rama ka vendosur me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë Spitalin e Kavajës, duke bërë që të rrezikohet jeta e qytetarëve të qytetit.

Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi:

Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Kjo është papërgjegjshmëri! Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.

Ky është një provokim i rëndë me Kavajën!

I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin. Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb