TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook thotë se sot në Itali është arrestuar kreu i trafikut të drogës nga Shqipëria, i quajtur Moisi Habilaj.

Sipas Bashës, ky është personi që lëvizte në makinën e ish- minsitrit të Brendshëm Saimir Tahiri të denoncuar edhe më herët nga opozita.

Fotoja e Moisi Habilajt, të cilit i referohet kryedemokrati u publikua sot nga mediat italiane si një nga të 11 pjestarët e bandës të arrestuar në Katania, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe armësh. Sipas mediave italiane, vitet e fundit banda kishte transportuar nga Shqipëria në Itali rreth 3.5 ton marijuanë, e cila në disa raste është sekuestruar gjatë dërgesave.
STATUSI I PLOTE
Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb