Policia e Elbasanit ka reaguar për News24 pas denoncimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për arrestimin e një biznesmeni me 800 mijë euro dhe dy patenta në emër të Saimir Tahirit.

Policia pohon për News24 se O.S u ndalua pas ndjekjes nga forcat e policisë. Sipas saj, biznesmeni O.S. nuk iu bind urdhrit të postbllokut për të ndaluar, raporton “BalkanWeb”.

“Gjatë kontrollit në automjet, u bllokuan 800 mijë euro. Ngjarja nuk është fshehur, por u referua në prokurori. Në makinën e O.S u gjendën dy patenta në emër të S.Tahirit. Patentat të rregullta, në emër të ish-ministrit të Brendshëm”, deklaron Policia e Elbasanit, raporton “BalkanWeb”.

Basha publikoi sot denoncimin e një qytetari, i cili thoshte se më 1 nëntor, policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas pasi nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë.
Pas ndjekjes dhe kontrollit, policia gjeti në automjet 800 mijë euro si dhe dy dëshmi aftësie për drejtim mjeti në emër të ish- ministrit Saimir Tahiri. Sipas Bashës kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga policia dhe i kërkon Prokurorisë të hetojë dhe të vendosë para përgjegjësisë autorët.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb