Kryetari i PD, Sali Berisha, në prezantimin e programit të qeverisjes për Infrastrukturën, ka denoncuar vjedhjet e bëra nga qeveria “Rama në projektin e ndërtimit të Tunelit të Murrizit.
Berisha tha se pas 3 vite me radhë shtyrje, qeveria njofton përurimin e tunelit të Murrizit.
“Duhet të dini një gjë. Tuneli i Murrizit, kompania që i vodhi 3 vite shqiptarëve në atë tunel shpoi aty ku nuk duhet të shponte.
Një kompani daneze serioze na kishte dëshmuar se nuk mund të shpohet në atë nivel, sepse shpimi në atë nivel nuk e lejonte struktura gjeologjike.
Edi Rama pranoi atë shpim dhe uroj shumë, se është zonë me ujëra shumë, dhe uroj shumë që ai tunel të qëndrojë. Këta, jo që nuk bëjnë studime, por këta shkelmojnë mbi studimet ekzistuese. Ndaj dhe, çdo hap do bëhet mbi bazën e studimeve, rivlerësimeve, tha Berisha.
(Balkan Web)