Partia Demokratike akuzoi sot Bashkinë e Lezhës e grabit pronën provate. Deputetja e PD-së Lindita Metaliaj tha aneksi i stadiumit “Besëlidhja” në Lezhë do të prishet për interesa klienteliste.

Ajo theksoi se këto vendime arbitrare janë bërë gjithashtu pa marrë parasysh faktin se, me vendim të Komisionit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, pasuritë mbi të cilat do të zhvillojë projektet Bashkia Lezhë, u janë kthyer trashëgimtarëve ligjore të të ndjerit Cen Osmani.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

DEKLARATË E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE, LINDITA METALIAJ
Bashkia Lezhë ka vendosur, pa transparencë dhe pa konsultim me qytetarët, të prishë fushën e vetme stërvitore në qytetin e Lezhës, e quajtur ndryshe aneksi i stadiumit “Besëlidhja”.

Vendime arbitrare, të padrejta, nga një kryebashkiak që nuk ka asnjë lidhje me Lezhën, asnjë keqardhje për historinë, për futbollin dhe brezat ndër vite të stërvitura në këtë fushë.

Këto vendime arbitrare janë bërë gjithashtu pa marrë parasysh faktin se, me vendim të Komisionit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, pasuritë mbi të cilat do të zhvillojë projektet Bashkia Lezhë, u janë kthyer trashëgimtarëve ligjore të të ndjerit Cen Osmani.

Këta pronarë, të cilëve përdhunshëm dhe padrejtësisht iu grabit prona në kohë të Partisë Komuniste, po grabiten për së dyti nga Bashkia Lezhë e Partisë Socialiste.

Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut garantojnë të drejtën e pronësisë dhe theksojnë se shpronësimi nuk mund të kryhet përveçse përkundrejt një shpërblimi të drejtë.

E vërteta është se këtyre pronarëve po iu merren pronat pa asnjë njoftim, pa transparencë, pa konsultim, pa shpronësim e pa shpërblim.

Fatkeqësisht, edhe sistemi gjyqësor, i kapur nga Rama, nuk arrin të garantojë të drejtat kushtetuese të qytetarëve, por sillet si shtojcë e pushtetit ekzekutiv.

Pronarët e kanë ankimuar në gjykatë vendimin e Bashkisë Lezhe, duke kërkuar pezullimin e punimeve, por trupa gjykuese u ka thënë në konfidencë “ju keni të drejtë, por i kemi duart e lidhura”.

Sa për kujtesë, i deleguar i Partisë Socialiste për Lezhën është ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i famshëm për manipulime elektorale, siç ka dalë qartë në “dosjen 184”.

Me Pjerinin pa lidhje me Lezhën dhe Ulsiun pa lidhje me drejtësinë, kuptohet se çfarë drejtësie mund të marrin pronarët e ligjshëm dhe qyteti.

Kjo prishje e hapësirave sportive, të kujton për nga arbitrariteti, modelin e sivllaut të Ndreut, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Klubi i futbollit “Besëlidhja” është historia dhe trashëgimia e Lezhës, të cilat nuk mund të shkatërrohen për orekset e asnjë kryebashkiaku.

Ne nuk jemi kundër projekteve të zhvillimit. Përkundrazi. I mbështesim ato.

Por, nuk mund të heshtim kur shohim se këto projekte në vend që të rregullojnë fushat dhe terrenet sportive, i shkatërrojnë ato, pa u interesuar fare sa të rinj stërviten aty dhe sa talente ka nxjerrë kjo fushë ndër vite?

Nuk mund të heshtim kur shohim se këto projekte grabisin pronat e qytetarëve pa transparencë, pa konsultim e pa shpërblim.

Nuk mund të heshtim kur shohim se si shkatërrohet historia dhe trashëgimia e qytetit tonë.

Nuk mund të heshtim kur prona në përdorim publik dhe pronësi private grabitet për interesa pushtetarësh.

E di që këto projekte kanë të bëjnë me frikën që i ka kapur drejtuesit e Bashkisë Lezhë për humbjen e sigurt që do të pësojnë në zgjedhjet e 14 Majit.

Për këtë po nxitojnë të bëjnë dëmet e fundit dhe të kapin llokmat e fundit.

Me gjithë përpjekjet e dëshpëruara, kthimin e Bashkisë qytetarëve të Lezhës nuk e ndalin dhe nuk do ta ndalin dot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb