Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa përmes një statusi në Facebook komenton një prej rasteve që OFL-ja i dërgoi sot formularin e deklarimit të pasurisë. Bëhet fjalë për shtetasin Llazar Bicja, banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Sipas Hasës, OFL po vepron si një grup klounësh, pasi në vend që ta arrestojë personin e sipërpërmendur, i akuzuar për vrasjen e gardistëve në 97-ën i çon formularin.

STATUSI I PLOTE
OFL po vepron si një grup kllounësh ? që tallen me ligjin dhe me qytetarët.
Kjo që kanë bërë në Cërrik me gjoja pasurinë e Llazar Bicjes është vetëm një shfaqje e turpshme.
Ky është një nga vrasësit e gardistëve në 97-ën. Prej atëherë jeton në arrati, nuk e ka vuajtur kurrë dënimin. Në vend që ta gjejë dhe ta çojë para drejtësisë, OFL i kërkon burimin e pasurisë një vrasësi në arrati, duke u bërë një trupë qesharake dhe joserioze.
Kur policia shndërrohet në trupë gaztorësh, nuk mund të pritet prej saj që të veprojë si institucion i zbatimit të ligjit.
Shqipëria e Edi Ramës është vendi i vetëm në botë ku policia është e pamëshirshme, kur vjen fjala për të shembur Teatrin dhe bën teatër me rendin dhe zbatimin e ligjit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb