Paria Demokratike ka publikur sërish dokumenta për Fatime Jocën, qytetaren që dje denoncoi se eskpertët i kishin ardhur tek njësia nr.4 në Tiranë dhe banesën e saj nuk ia kishin verifikuar.

Sipas PD, dokumentat vërtetojnë se emri i Fatmire Jocës nuk del tek dokumentat preferenciale në kushtet e refuzimit nga Bashkia e Tiranës. Zëdhënësja demokrate, Ina Zhupa i kërkon Erion Veliajt të dërgojë ekspertë që t’i shohin shtëpinë Fatmire Jocës që i është shkatërruar nga tërmeti.

Por nga ana tjetër Bashkia e Tiranës ka reaguar dy herë me këshilltarin për mediat, Renato Kalemin që thotë se dje Ina Zupa e shiti para syve Tatjana Laken si Fatmire Jocën kurse sot nxjerr dokumenta  të 2011 ku thuhet se Fatmire Joca e ngarkoi Tatjana Laken për t’ia shitur shtëpinë.

Por sipas tij në dokument nuk thuhet askund që e ngarkon Tatjana Laken për të aplikuar për programin e Rindërtimit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb