Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, denoncon përmes një statusi në “Facebook” se 12 mijë pedagogë nuk kanë marrë ende pagat.

Sipas Vokshit, Ministria e financave nuk ka miratuar grantin, duke shtuar se pgat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17, duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje.

Reagimi i Vokshit

Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.

Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin. Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17 duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje sidomos pas festave të fund vitit. Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre?

Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb