Ish deputeti i PD-së Andon Frrokaj, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se një zjarr i madh ka përfshirë malet e Rubikut.

Frrokaj thekson se pavarësisht se ka rënë një zjarr i madh, asnjë masë nuk është marrë nga ana e qeverisë apo autoriteteve shtetërore.

  • foto galeri

Postimi i ish deputetit Andon Frrokaj:

Nje zjarr i madh ka perfshire malet e Rubikut, ne Katundin e Vjeter. Ka disa dite qe zjarri djeg siperfaqe te medha ne kete zone. Asnje mase nuk eshte marre nga qeveria dhe autoritetet vendore. Papergjegjshmeri dhe mos interesim per pronen e qytetareve.

Kjo qeveri e ka mendjen vetem tek oligarket. Pasuria e Shqipetareve ne dore te fatit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb