Kandidatët e LSI-së në Kuçovë, Aurela Kalivaçi Agalliu dhe Ilir Oboni kanë denoncuar një rast sipas tyre abuziv që ka ndodhur në një shkollë në këtë qytet.

Në një prononcim për mediat, kandidatët e LSI-së theksuan se një person shoqëron votuesit në mënyrë të paautorizuar brenda qendrës së votimit.

Madje ata denoncuan edhe drejtoreshën e shkollës në fjalë, që rrinte në ambientet e këtij institucioni, pasi nuk duhet të rrijë brenda qendrës së votimit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: