Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka punuar vetëm për të vjedhur shqiptarët.

Vasili ka reaguar për denoncimin e News24 për korrupsionin në doganën e Durrësit, duke u shprehur se kryeministri ka qepur gojën se ka një sistem korruptiv shkatërrimtar e hajdutëror.

Statusi:

Vjedhja hapur ne Dogana, qeveria Rama vjedh kudo, ne cdo gje dhe vazhdimisht!

Pamjet e trasmetuara nga Neës 24 per Doganat ku vjedhja behet sheshit jane nje skandal shume shume i rende.

Pamjet jane me ze, figure dhe me emra e mbiemra.

Edi Rama ky llafazan dhe derdellitës i palodhur e ka qepur gojen dhe s’ka faj se qe nga ai i pari dhe deri tek i fundit jane pjese te nje sistemi korruptiv shkaterrimtar e hajduteror.

Drejtesia medemek e re sodit pamjet ne Tv dhe s’leviz gishtin sepse gishtin e komandon Edi Rama.

Drejtesia medemek e re as qe po i afrohet dot as drejtesise se vjeter, qe se paku sapo skandalet beheshin publike te pakten vepronte.

Shqiptaret vidhen egersisht nga qeveria ndaj jane te varfer.

Ndaj te ardhurat realizohen me ulet se te gjithe shtetet ne Ballkan sepse qeveria e Rames vjedh kudo, ne çdo gje dhe vazhdimisht.

Ndaj nuk ndihmohen studentet e pedagoget.

Ndaj nuk ndihmohen shtresat ne nevoje, te papunet, bisnesi dhe pensionistet.

Edi Rama, qe flet si egersire me qytetaret, gazetaret, opoziten dhe ke ti dale perpara, kur vjen puna te hajdutet e doganes nuk ndihet fare.

Sa here te shikoni Edi Ramen kujtohuni se keni perballe koken e korrupsionit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb