KORCE

Nënkryetarja e PD në Korçë Ledina Alolli me anë të një deklarate për mediat shprehet se Bashkia e Korçës mban peng dëmshpërblimin për 288 familje të prekura nga tërmeti që ra këtë vit në Floq.

Alolli thotë se familjet e prekura nga tërmeti në Floq ende nuk janë dëmshpërblyer dhe për ta nuk është dhënë asnjë para.

Deklarata e plotë:

DEKLARATE E DEGES LOKALE TE PD TE KORÇES. Nenkryetarja e PD te Korçës Ledina Alolli. BASHKIA E KORCES MBAN PENG DEMSHPERBLIMIN PER 288 FAMILJE TE PREKURA NGA TERMETI

Bashkia e Korçës mban peng dëmshpërblimin e 288 familjeve të prekura nga tërmeti i qershorit. Plot një gjysëm viti ka kaluar nga tërmetet e fortë,që shkatërruan mbi 600 shtëpi,shumica prej tyre në Floq dhe fshatra të tjerë të bashkisë së Korçës,por përfundimi i  proçesit të rikuperimit të dëmeve, duket ende larg.

Pas muajsh të tërë,zvarritje,abuzime,selektime politike,neglizhencë, shpërfillje dhe mbyllje dere në fytyrë, nga zyrtarët e bashkisë sē Korçēs, sot, 288 familjet që u prekën nga tërmeti,nuk kanë marrë asnjë lek nga  dëmshpërblimi i përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërsa u refuzua shpallja e gjendjes së emergjencës, pas fatkeqësisë natyrore, që goditi juglindjen në 1 qershor, megjithë apelin e opozitës, qeveria dhe bashkia,vazhdojnë të mbajnë peng edhe atë pak dëmshpërblim, që zemërgjerët e pushtetit, ja servirën hallexhinjve si lëmoshë shpëtimtare.

Janë mbi 1 mijë banorë të Floqit dhe fshatrave të tjerë,që po kalojnë dimrin në shtëpi me mure të çarë dhe pa çati,sepse fondi i dëmshpërblimit ende nuk po çelet dhe bashkia e Korçës nuk ka dhënë asnjë afat se kur do të ndodhë kjo. Si të mos mjaftonte tërmeti,që ju shkatërroi shtëpinë,dje,me një urdhër kriminal,është nxjerrë forcërisht nga shkolla e Floqit,ku strehoej prej qershorit,familja Pelivani,e cila së bashku me fëmijët e mitur e kanë gdhirë natën jashtë.

Dega lokale e PD,i bën thirrje kreut të bashkisë Sotiraq Filo,të heqë dorë nga arroganca dhe dhuna  e të fortit mbi njerëz në nevojë dhe të sigurojë menjëherë strehim për familjen Pelivani,ndryshe,të gjitha pasojat ligjore do të bien mbi ty!

Paradoksalisht,ata që duhet të japin llogari për situaten e krijuar me banorët e prekur nga tërmeti,po mundohen tja lenë në derë fajin njëri- tjetrit,me sulme fletërrufesh,porositur nga Peleshi dhe ekzekutuar nga Sotiraq Filo,i gatshëm në çdo rrethanë,t’i kthejë nderin shokut,që Rama e flaku pa u menduar dy herë.

As Partisë Demokratike dhe aq më pak,të prekurve nga tërmeti,që nuk dinë ku dhe si do ta kalojnë dimrin,nuk i intereson lufta pa skrupuj brenda llojit dhe sojit rilindas,në degradim dhe shpërbërje ditë pas dite.

Zoti Filo! Leri tallavatë me drita dhe cirkun me ngjyra dhe ktheje administratën në punë dhe shërbim,sepse vartësit e tu,ende nuk kanë  plotësuar dosjet e 288 familjeve që presin të kompesohen për dëmet e tërmetit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb