Ish-deputeti demokrat Luan Baci, me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar denoncimin e një qytetari, që thotë se në Drejtorinë e Tatimeve në Fier punojnë dhe janë vënë në poste kryesore, njerëz që vijnë dhe ikin me trastat plot.

Sipas Bacit, një prej tyre vjen përditë nga Tirana në Fier për të bërë punën, ndërsa shton se ky person ka familjen në Amerikë.

Luan Baci shprehet se qarku Fier ka afërsisht 500 mijë banorë dhe “është e cuditshme që nuk gjendet një person nga qarku, por sillen me rekomandim”.

Postimi i Luan Bacit:

KAOS, VJEDHJE, GJOBA, DHE ABUZIME.

DREJTORIA E TATIMEVE NE FIER, VENDI KU VIJNE DHE IKIN ME TRASTAT PLOT HAJDUTET NGA TIRANA.

Nga viti 2017, kjo drejtori vazhdon te “drejtohet” vidhet nga OLTION CUKU, ai eshte akoma drejtori qe vjen njehere ne disa dite, per te firmosur dhe per te marre trastat me para.

Administrata e kesaj drejtorie eshte ne ankth, pasi hajdut Oltioni, ka dite qe eshte programuar per tu emeruar si pergjegjes i vipave ne Tirane. U lodh duke ardhur, nga Tirana ne Fier per vite te tera dhe tani po gradohet: ” Do menaxhoje vipat”

Komandoi per disa dite nje punonjes dhe tani ka marre perseri frenat ne dore, pasi nuk mund te largohet, pa emeruar drejtorin e ri, qe duhet te jete as me pak dhe as me shume, nje “refugjat” tjeter mik i tij, qe te vazhdoje vjedhjet dhe gjobat.

ARTAN PASHOLLI eshte zevendesi perfekt, ka nje vit e 3 muaj si drejtor hetimi, me strukturen e re, eshte drejtor monitorimi ne terren. Ka problemin e statusit dhe po perpiqen ta rregullojne, nderkohe zoteria ne fjale ndodhet ne Amerike, pasi aty jeton familja e tij.

Po si ka mundesi qe ne gjithe Qarkun e Fierit me 500 mije banore, nuk gjenden drejtore per institucionet?

Po si ka mundesi qe nje njeri qe ka familjen ne Amerike, te enderra e shume njerezve, te vije ne Fier çdo dite nga Tirana, per nje rroge dhe te rrije larg familjes se dashur ?

Po si ka mundesi, qe nje duzine deputetesh te rilindjes ne Fier, nuk e hapin dot gojen, per keto emerime dhe levizje prej hajdutesh?

Shqetesim i derguar me sms, nga qytetare te ndershem.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb