TIRANË

Nuk ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në asnjë funksion. Kështu është përgjigjur kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj për akuzat e Partisë Demokratike, e cila i ka dërguar një shkresë Prokurorisë për verifikimin e tij si një person i dënuar dhe i dëbuar nga Greqia.

Ismailaj ka qenë në familjen e 51-vjeçares Drita Saliaj, e cila u vra nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij, teksa është njoftuar nga gazetarët se PD e ka denoncuar si person të dënuar në shtetin grek. Ai tha se është i hapur për çdo verifikim.

“Nuk kam asnjë lloj dijenie. Jam i hapur për çdo lloj verifikimi të mundshëm. Unë punoj si kryetar, kam dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Në shtator të vitit 1999 kam filluar punë si mësues. Nuk jam ndaluar nga policia greke, në asnjë rast të vetëm, absolutisht”, deklaroi Ismailaj.

I pyetur për një vizitë të tijën në Greqi, dy javë më parë dhe nëse ka lidhje me këtë akuzë, ai tha se ka qenë tek motra për sebepe familjare.
“Unë kam motrën në Greqi, ka pasur sebepet e veta familjare, vaftiste djalin ky është shkaku”, u shpreh Ismailaj.

Po kështu i pyetur nga gazetari Ervis Kuçi nëse ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në ndonjë funksion të lartë, ai u përgjigj: “Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb