TIRANË

Partia Demokratike ka reaguar pas raportit të OKB që e rendit Shqipërinë të parën në Europë për kanabisin. Deputeti i zgjedhur i PD Ervin Salianji tha se këto rekorde të zeza janë aritjet e vetme të regjimit Rama-Doshi përgjatë këtyre viteve.

Ai theksoi se janë këto arritje që i kanë nxirë faqen Shqipërisë ndërkombëtarisht dhe e kanë futur vendin tonë në një listë të zezë nga e cila fiton vetëm regjimi dhe humbasin familjet shqiptare.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI
Pas medaljes së argjedtë për rryshfetin dhe korrupsionin së javës së shkuar, ku Banka Botëore dhe BERZH e renditën vendin tonë të dytin në botë, si një shtet i kapur që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve, këtë javë regjimi Rama-Doshi merr një medalje ari.

Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për drogat, Shqipëria renditet si vendi i parë i origjinës së kanabisit në Europë dhe i gjashti në botë për periudhën 2015-2019.

Këto rekorde të zeza janë aritjet e vetme të regjimit Rama-Doshi përgjatë këtyre viteve.
Arritje që i kanë nxirë faqen Shqipërisë ndërkombëtarisht dhe e kanë futur vendin tonë në një listë të zezë nga e cila fiton vetëm regjimi dhe humbasin familjet shqiptare.
Sepse modeli i ndërtuar nga Edi Rama, ai i bashkëpunimit me krimin dhe i dorëzimit të vendit në duart e ortakëve të tij, duke e lincensuar lulëzimin e kanabisit vecanërisht në periudhën zgjedhore, ka bërë që Shqipëria të jetë e para për drogën dhe korrupsionin, por e fundit në Europë për të ardhurat për frymë, sikurse dëshmojnë të dhënat e publikuara pak ditë më parë nga Eurostat-i.
Prandaj shqiptarët largohen, rrugët përgjaken, familjet jetojnë në pasiguri për jetët dhe të ardhmen e tyre, sepse interesat e një pakice plackitësish i janë mbivendosur dhunshëm shumicës dërrmuese të qytetarëve.
Prej vitesh kemi denoncuar këtë model, kemi luftuar kundër kriminalizimit të vendit dhe kanabizimit të tij, sepse e gjithmonë e kemi ditur që ky model shkatërron sigurinë dhe rendin publik, shkatërron ekonominë dhe sipërmarrjen e ndershme, shkatërron demokracinë duke manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin.
Masakra zgjedhore e 25 prillit e dëshmoi edhe njëherë këtë!
Prandaj ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë për zhbërjen e këtij modeli, sepse jemi të bindur që asnjë shqiptar nuk pranon që vendi I tij të jetë i pari për drogën dhe korrupsionin dhe i fundit për mirëqenien që garanton për qytetarëve të tij.
Bashkë me këtë shumicë, ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin që shqiptarët duan dhe meritojnë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb