TIRANE

PD denoncon përmes ish deputetit Endri Hasa një tjetër projekt të cilin e konsideron një tjetër vjedhje të madhe.

“Një vjedhje tjetër e madhe po bëhet gati nga Transportet e Blendi Gonxhes dhe nga AKSHI i Mirlinda Karçanaj.
2 milionë euro vetem për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve.

Një punë që do shumë herë më pak para, Blendi Gonxhe dhe AKSHI po e shesin sikur po ndërtojnë “sistemet e NASA”-s.” shkruan Hasa ndërsa shton se vjedhja është e hapur, e dukshme, sepse fituesit është i paracaktuar.

Postimi i plotë:
Një vjedhje tjetër e madhe po bëhet gati nga Transportet e Blendi Gonxhes dhe nga AKSHI i Mirlinda Karçanaj.
2 milionë euro vetem për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve.
Një punë që do shumë herë më pak para, Blendi Gonxhe dhe AKSHI po e shesin sikur po ndërtojnë “sistemet e NASA”-s.

Po harxhojnë 2 milionë euro për të krijuar gjoja një projekt të ri për E-Transport, ndërkohë që në sistemet aktuale të DPSHTR-së dhe AKSHI-t ekzistojnë tashmë 80% e moduleve dhe pajisjeve që po shiten për 2 milionë euro.
Vjedhja është e hapur, e dukshme, sepse fituesit është i paracaktuar.

Qëllimi i projektit është i thjeshtë, si të trasferohen 2 milionë euro taksa të qytetarëve nga arka e shtetit drejtpërdrejt në xhepat e drejtorëve hajdutë të Rilindjes dhe miqve të tyre.
Prokuroria duhet ta hetojë këtë vjedhje flagrante në drejtorinë e Blendi Gonxhes. Dhe kjo nuk është e vetmja…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb