Partia Demokratike, me anë të një video të shpërndarë në “Facebook” shprehet se Edi Rama ka 119 ditë që nuk shkon në zyrë.

PD, në denoncim thekson se ndërsa vendi është në krizë, Rama nuk shkon as në zyrë që të shërbejë ndaj popullit shqiptar.

“Vendi është në krizë, ndërsa Rama nuk shkon në zyrë prej 119 ditësh. Atij nuk i bëhet vonë. Është koha për një kryeministër që mendon për njerëzit”, thuhet në mesazhin e PD-së.

Në statusin e shpërndarë në rrjetet sociale, Partia Demokratike shprehet: “Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.  Facebook Edi nuk punon për ju. ?”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb