TIRANE-Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pasditen e sotme mesazhin e qytetarit dixhital, i cili denoncon fshehjen e një vrasje në Sarandë. Qytetari nga qyteti bregdetar, i cili thotë se është punonjës policie, tregon se mbrëmjen e djeshme në një disko ka ndodhur përplasje me armë.

Mëngjesin e sotëm, policia e Sarandës raportoi ngjarjen, duke u shprehur se nga të shtënat me armë me armë zjarri ka mbetur i plagosur një i ri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

POSTIMI I PLOTE
Xhafo policia fsheh vrasjen ne Sarande!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

persh Zoti Sali Berisha, jam nje qytetar nga Saranda dhe punonjes policie..shikojeni pak rastin e mbremshem ku ne disko Mango ka ndodhur nje perplasje me arme dhe ku ngeli i nje i ri bodigard i kesaj disko ku policia po fsgeh ngjarjen gjithashtu edhe media lokale.. disko eshte ne pronesi te vllezerve Islamaj trafikane te qenjeve njerzore dhe drogrash te ndryshme, qe ne si qytetar te Sarandes i njohim mir keta krimenel qe kane mbeshtej nga strukturat vendase te PS si dhe nga polizia e prokuroria..te lutem anonime ind..”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb