TIRANE- Denoncimi i një qytetari është bërë sot pjesë e emisionit ‘Njerëz në Fokus’ në “News24”, i cili tregon se si i ka hequr policia pa të drejtë patentën.

Ai tregoi për moderatoren e emisionit, Ola Bruko se policia i kishte ardhur kundravajtje pranë mjetit, dhe më pas i bllokoi patentën me pretendimin se nuk kishte fiksuese për fëmijën. Mes të tjerash ai tregoi se fëmija i tij është 8 vjeç dhe atë ditë kishte vendosur rrip sigurimi. Qytetari i ka qëndruar fortë idesë se policia ia ka hequr patentën pa të drejtë.

“Isha me gjithë vajzës, sapo dola nga parkimi. Sa hyra në rrugën kryesore të lagjes, policia po vinte kundravajtje, dhe unë s’ja hapa rrugën. Isha në rrugën time. Se di a e kishin personale me mua. Polici nga brenda makinës ma bëri me dorë që të hapja krahun. Ndalova. Më kërkoi dokumentet dhe më pas më tha që ‘do t’ju bllokoj patentën’. I thash pse, më tha se; ‘nuk kisha fiksuese për fëmijën’.

I thash se ‘fëmija ime është 8 vjeçe dhe ka rrip sigurimi’. Madje njëri prej tyre kërkoi të vinte edhe grupi i gatshëm. Ma morën patentën dhe ikën. Ishte data 1 tetor, rreth orës 11:00, po përcillja gocën në shkollë. Më preu këmbën, se çoja fëmijët në shkollë. Dola në komision rreth datës 5, se kështu është rregulli. Më morën patentën pa të drejtë, nuk e di se ku e kishin hallin, Ata më erdhën përballë, mund të kishim bërë edhe aksident. Ata më vendosën 100 mijë lekë gjobë dhe 6 muaj bllokim patente. Shkova në Komision dhe atje ishte një sekretare dhe një zotëri, dhe unë e kisha caktuar që policia ishte kundravajtje. Ata nisën të qeshnin, dhe thanë; ‘ka të drejte policia të vij kundravajtje’.”, tha ai, shkruan ‘BalkanWeb’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: