LUSHNJE- Jemi mësuar të shohim rëndom që viktimat e dhunës në familja të jenë gratë, por ka filluar të ndodhë edhe e kundërta. Ky është 36-vjeçari nga Lushnja, i cili denoncon bashkëshorten e tij jo vetëm për dhunë fizike, por edhe për braktisje të 3 vajzave të tyre të mitura dhe tradhti bashkëshortore disa herë.

Niko Trimi, banor në fshatin Stan të Lushnjes rrëfen për News24 se ka mbetur prej disa ditësh i vetëm me 3 vajzat e tij të mitura, 7, 5 dhe 3 vjeçe.

“E kam kapur me telefonata, Facebook dhe lidhje jashtëmartesore, më tradhtonte vazhdimisht, vidhte gjëra shtëpiake e shumë gjëra të tjera. E ka bërë 3 herë të tjera këtë gjë, ka ikur në Korçë e ka kapur policia e Korçës. Herën tjetër e kam kapur vetë tek autobusët duke ikur për në Greqi. E kam falur se s’kisha çfarë të bëja. Vjehrri me vjehrrën më kanë thënë që ta fal se nuk do bëjë më. Edhe vetë e më qe ulur duke thënë nuk ta bëj më. Fëmijët nuk mi donte, mi rrihte, mi torturonte. Ka ikur në mëngjes herët, kemi qenë në gjumë”,- rrrëfen ai.

Ai deklaron se është e disata herë që bashkëshortja e tij braktis fëmijët, ndërsa herën e fundit është goditur me një send të fortë nga ajo para se të largohej.

“Erdha në shtëpi i thashë ku e ke telefonin, më tha që e kishte në karikim dhe pashë që atje nuk ishte. Ia gjeta telefonin në trup dhe kur doja t’ja kapja e theu me sforco dhe më goditi mua në fytyrë me një pagure me akull dhe me sende të forta. Kam njoftuar policinë, Vajta bëra denoncimin…”,- tregon 36-vjeçari më tej.

36-vjeçari deklaron se me largimin e bashkëshortes, nuk ka kush të kujdeset për vajzat e mitura. “Vajzat janë të vogla duan të hanë të lahen, janë të vogla. Duan shërbimin nga nëna. Ajo ka bërë një krim në radhë të parë vetë ndaj fëmijëve…S’ka kush të mi mbajë, nëna më ka vdekur”.

E pavarësisht asaj që ka ndodhur, ai do pranonte rikthimin për hatër të fëmijëve. “Për hir të këtyre fëmijëve të vegjël që ka lënë do pranoja”,- thotë burri.

Ndërkaq, Noko Timi deklaron se pasditen e së hënës është telefonuar nga një person, i cili i është prezantuar si kushëriri i Rajmondës. “Më ka sharë, më ka ofenduar, kjo nuk fliste. Jam kushëriri i Mondës më tha, por kjo nuk fliste. Ku jeni e pyeta, më tha në Rrogozhinë, pastaj tha jam në Berat po hamë e po pimë në restorant”.

36 vjeçari ka bërë denoncim në policinë e Lushnjes, e cila ka nisur hetimet.
“Ajo të dali para drejtësisë për gjitha këto që më ka bërë mua dhe fëmijëve të vetë, se unë nuk i kam lënë mangët asgjë”.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: