TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet në faqen e tij të ‘Facebook’. Këtë herë, Berisha ndan mesazhin e një shqiptari të Kosovës, i cili ka zgjedhur vendin tonë si destinacion turistik. Në mesazhin dërguar Berishës, qytetari nga Prishtina shkruan se policia i mori rreth 90 euro në  ndalesat e bëra. Pyetja që ai ka në mesazh, është a do ketë fund kjo gjë për të.

“Ja ku e ka katandisur Shqiperine regjimi i kakistokracise te Edvinit dhe Klikes se tij. Narkopolicia ndalon turistin 11 here gjate rruges. Lexoni mesazhin e turistit dixhital. Sb Pershendetje zoti Berisha,jam nje djal nga prishtina per her te par ket vikend vizitova Tiranen por isha shum pizhman pse erdha ne Tiran,gjat rruges ne 11 vende me ndalen policia prej tunelit e deri ne tiran mi moren 90 euro a eshte kjo e drejt qe policia e nje shteti te bej nje gje te till,pse ndodhin keto gjera me policin shqiptare deri kur te na malltretoj rruges dhe kerkojn euro nga ne deri kur.”-shkruan Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb