Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa i përgjigjet Bashkisë pas rastit të familjes së Valbona Ramës në kryeqytet. Ndërsa bashkia publikoi dokumente që tregonin se kjo familje e kishte marrë dëmshpërblimin pas tërmetit, Zhupa thotë se ky është një tjetër blof i tyre, pasi i kanë ngatërruar emrin e bashkëshortit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

POSTIMI I PLOTË I ZËDHËNËSES SË PD, INA ZHUPA

Bashkia e fjaskove!

Kur i rrëzohet propaganda çdo ditë nga dëshmitë e qytetarëve, Bashkia Tiranë mundohen njëherë të kërcënojnë qytetarin në zyrat e bashkisë, njëherë tjetër si këtë rradhë nga nxitimi për të fshehur faktet ngatërruan njerëzit!

Kthejnë përgjigje për një familje tjetër, ndërkohë familja e Valbona Ramës, që burri nuk i quhet Shpëtim o të paaftët që ju ka zënë mendjen pushteti, nuk ka marr asgjë dhe vazhdon jeton në shtëpi të pabanueshme. Por e vertëta është vetëm një dhe nuk e fsheh dot kalemi bashkisë. Duhet të kishit nxituar të ndihmonit Valbonën dhe familjen e saj dhe të nxitonit për të sajuar!

Sa për shpifje, keni mjeshtrin në krye të bashkisë! Sjam dhe as kam qënë ndonjëherë në ndonjë proces shpifjeje dhe jo më të jem dënuar sic do donte fantazia juaj. Ja pra që edhe me këtë dolët fjasko si gjithmonë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb