Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një denoncim të qytetarit dixhital. Përmes një postimi, Berisha shkruan se policia bashkëpunon me vrasësit, ndërsa publikon një ngjarje në Vlorë. Sipas qytetarit dixhital, më 14 janar të këtij viti në Vlorë dy persona u plagosën me armë zjarri, ndërsa vetëm emri i njërit prej tyre u bë publik.

Qytetari shkruan se Tesiljan (Tesi) Basho, është person i kërkuar nga shteti italian, ndërsa akuzon policinë se nuk ë bëri publik emrin e tij.

MESAZHI TE BERISHA

Bashkëpunim i narkopolicise me vrasesin!
Lexon mesazhin e oficerit dixhital. sb
Përshëndetje i nderuar Doktor Berisha. Jam nje oficer krimesh ne komisariatin e Vlorës dhe dua t’iu informoj ju dhe gjithashtu te bej publike fakte nga ngjarja qe ndodhi para dy ditësh ne Vlore pikërisht me date 14 janar ne orët e pasdites ku u plagosen me arme dy persona dhe vetëm njeri nga këta te dy pikërisht Mikel Mehmetaj u be publik kurse personi i dyte i identifikuar nga policia e shtetit me ane te këqyrjes se kamerave te sigurisë se një ambienti ne afërsi te vendit ku ndodhi ngjarja rezulton se ky person ishte i shume kërkuari nga shteti Italian, nga Interpoli dhe gjithashtu nga organet tona ligjzbatuese Tesiljan (Tesi) Basho i cili është një person me rrezikshmëri shume te larte. Me urdhër nuk u lejua te behej publike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb