TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një mesazh të qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon kryetarin e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi. Berisha e cilësoi Bushin si baron të drogës në këtë qytet. Ndërkohë, qytetari shkruan se malësinë e Krujës, në fshatin Bruz-Mal është mbjellë kanabis.

Po ashtu ai përmendi edhe disa fise që sipas tij marrin të ardhurat nga kanabisi, ndërsa akuzoi Bushin se ky i fundit iu orfron mbrojtje.

DENONCIMI TEK BERISHA
Narkokryetari Artur Bushi baron i droges ne Kruje!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirmengjes Doktor berisha te uroj shendet e jete te gjate.Dua te tregoj se ne malsine e Krujes fshati bruz -mal eshte e mbjelle me kanabis e gjithe zona. Dhe jane te mbrojtur nga kryetari i bashkise se Krujes Artur Bushi.sepse merr perqindjen e vet Fisi me mbiemer Krruta fisi me mbiemer Afmati fisi me mbiemer Murati fisi Belba te gjithe keta persona mbrohen nga Tur bushi…Riza Krruta eshte organizatori qe i dergon parat tek tek kryetari i bashkise..Te lutem anonim sepse keta jane grup i rrezikshem dhe na vrasin Doktor eshte informacion nje mije perqind i sigurte”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb