TIRANE– Përmes një statusi në ‘Facebook’ Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, e cila nuk arriti të marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 qershorit, Mesila Doda ka publikuar një tjetër video ku pretendohet se janë tjetërsuar votat. Në videon e publikuar shihet se si një numërues plotëson me stilolaps fletën e votimit.

“Ja si tjetërsohet vota… Shqipëria qe duam…”- shkruan Mesila Doda në videon e publikuar.

Kujtojmë se edhe më herët, deputetja aktuale e PDIU ka denoncuar me video votat që sipas saj i janë vjedhur PDIU në qarkun Tiranë, ku Shpëtim Idrizi nuk arriti të marrë mandatin e deputetit. Ai e ka humbur mandatin për 38 vota, ndërkohë që PDIU pretendon se asaj i mungojnë të paktën 66 vota në disa kuti votimi në Qarkun e Tiranës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot kërkesat ankimore të Partisë për Drejtësi dhe Integrim dhe Partisë Socialiste për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit për Qarkun e Tiranës dhe vendosi hapjen e 72 kutive të cilat do rinumërohen nesër ne orën 10:00.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: