TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denoncon mungesën e ilaçeve të kancerit në QSUT. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Berisha krahas mesazhit të qytetarit, shkruan se qeveria po dënon pa mjekime të sëmurët me kancer.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Qeveria denon, le pa mjekim te semuret me kancer!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha pershendetje.po ju shkruaj sepse besoj se zeri juaj degjohet ne media.kam dy muaj qe pres ilacet per babai i cili vuan nga kanceri dhe shteti “qe duam” nuk me kthen as nje lloj pergjigje.spitali qsut thot do ju kontaktojme ne dhe kam dy muaj qe pres,ministria e shendeti thot do e zgjidhim po dhe ata pa as nje rezultat.me shpres se ju do me degjoni dhe do ta beni problem po ju shkruaj.me respekt

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb