TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që tregon hallin e tij me shëndetësinë.

Qytetari nga Lezha tregon se ka sjellë në QSUT babain e tij që dje dhe gjatë gjithë natës ka qëndruar në urgjencë ndërsa sot i kanë lënë në korridor.

Berisha thotë se kjo është shëndetësia e kryeministrit Edi Rama dhe ministres Ogerta Manastirliu.

STATUSI I BERISHËS
Kjo është shëndetësia e Kallam Deshtakut dhe ndrikullës Manastirliu!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje doktor. Jam një qytetar kam sjell babin që dje në urgjencë nga Lezha drejt Tiranës tek spitali “Nënë Tereza”. Na mbajtën mbrëmë në urgjencë ndërsa sot na kanë nxjerrë nga urgjenca edhe na kanë lënë në korridorin e katit të katërt. Ku është shëndetësia këtu, ku janë spitalet edhe shërbimi për pacientët??!”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb