TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital i cili thotë se dje në burgun e Fierit ka vdekur një i dënuar por se autoritetet sipas tij po e mbajnë të fshehtë ngjarjen.

Denoncuesi i shkruan më tej Berishës se drejtori i burgut nuk i lejonte familjarët të fusnin ilaçet, pasi nuk kishin paguar haraç. Berisha thotë se narko-qeveria fsheh vdekjen e të burgosurit.

STATUSI I BERISHËS
Narko-qeveria fsheh vdekjen e të burgosurit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Prsh nga SR.
I nderuar z Berisha
Ju vëmë në dijeni se dje në burgun e Fierit ka vdekur një i burgosur dhe autoritetet po e mbajnë të fshehtë. Ka vdekur pasi prej shumë kohësh drejtori i burgut si lejonte që familjarët t’i fusnin ilaçet, dhe arsyeja është mos pagimi haraçit. Familjarët në kushte të vështira ekonomike mezi i blinin ilaçet dhe s’kishin mundësi të paguanin haraçin te drejtori. Ku janë mediat, ku janë gazetarët? I ka kapur i gjati ju ka vënë këmbët në një këpucë. Ju lutem bëjeni problem, kemi besim te ju. Ju lutem anonim”

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb