TIRANË

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka publikuar një mesazh teksa një qytetar i ankohet për një rast urgjence.

Siç thuhet në mesazhin e qytetarit, ambulanca ishte njoftuar për komshiun e tij që ishte në gjendje të rëndë, por nuk kishte shkuar për ta transportuar të sëmurin në spital.

Ai mes tjerash sulmon prezantimin e ambulancave të bërë sot nga kryeministri Edi Rama, një veprim të cilin e quan si “spektakël të shëmtuar”.

“Reagim i qytetarit ndaj shoët te neveritshem te Kallam Fasades! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

persh zberisha … jam nje banor i tiranes , ( freskut) patem nje emergjenc ne lagje pasi nje komshiu im ishte shum semure… morem ne tel ambulancen dhe kemi 35 min qe presim… u detyruam te marrim taxi qe ta dergojm… nderkohe tani ne TV shofim spektaklin e shemtuar qe kryeministri ben duke mbledh tek sheshi nen tereza gjith ambulancat edhe ato qe i kemi pasur … Edhe sa do durojm me keto fasada te shemtuara…”, thuhet në statusin e publikuar nga Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb