TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e punonjësit dixhital, sa i takon dosjes ‘Habilaj’.

Punonjësi dixhital ka denoncuar tek Berisha, faktin se janë bërë manipulime me përkthimin e dosjes, ndërsa shtoi se pas saj fshihen Rama dhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agacci.

MESAZHI I BERISHËS
Punonjesi dixhital denoncon; manipulimin e perkthimit nga Rama me Don Agaçion te dosjes Tahiri – Habilaj!
I bej thirrje prokurorise se pergjithshme te hetoje kete denoncim dhe te verifikoje saktesine e perkthimit. sb
“Pershendetje Doktor, jam punonjes ne Ministrine e Drejtesise dua te ju informoj se ne perkithimet e dosjes ster voluminoze Habilaj Tahiri te ardhur nga Italia me regjistrimet e bisedave te bandes ka futur duart thelle edhe kryeministri Rama. Gjithçka eshtë bere nden mbikqyrjen e rrepte te zyres se tij dhe konkretisht te sekretarit te pergjithshen Engjell Agaçi te cilit i dergohej cdo fashikull para se te pranohej si perfundimisht i perkthyer. Ketu peshperitet gjersisht se dosja eshtë redaktuar pra manipuluar ne favor te Sajmir Tahirit. Ju lutem anonim sepse gjthe keto dite ketu ne ministri eshtë terror i vertata mr respekt per ju.”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: