Ish-kryeministri Sali Berisha bëri denoncimin se kundër kandidimit të tij për kreun e PD-së, qeveria dhe Soros po harxhojnë miliona euro për anti-fushatë.

Berisha tha në një konferencë për mediat se nëse përballë tij nuk do të ketë asnjë rival për të kandiduar për këtë post, ai do i drejtohet referendumit.

“Pyetje është kjo?! (Qesh) E pakuptimtë. Dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e SOROS, dhe të tjerë, kundër kandidimit të Sali Berishës. Mund ta imagjinoni ju, njeriu ka shpallur publikisht se do kandidoj dhe bëhen emisione a duhet apo jo të kandidoj. A është kjo antifushatë që shkel çdo rregull, Të gjitha televizionet e vendit këtë kishin pyetje kryesore. E pashoqë. Do të kandidojë dhe i kam plotësuar dokumentet. Do i dorëzojë dhe do t’u drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Nuk mundet të pajtohem unë kurrë me këtë situatë që shqiptarët janë regjistruar në një komb që lindin fëmijë për emigracion. Pyetja juaj e dytë nuk qëndron. Më vjen keq të dal në këtë çështje. Unë do të jem një lider referendar, i zgjedhur në referendum popullor. S’ka armë më të fuqishme. Pra, nëse të tjerë nuk marrin përsipër të kandidojnë për arsye të tyre, unë i garantoj për garë të ndershme, unë e them dhe e them; s’jam unë Edi Rama që shpik rivalë. Atë se bëj, është ‘fake’, antidemokratike. Kush të dojë, ka një komision që përcakton çdo rregull, Atëherë mbetet referendumi, dhe unë në datën 22 maj nëse zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve, nëse nuk zgjidhem, i nënshtrohem verdiktit të tyre referendar. Nuk ishte kjo kërkesa ime, por natyrisht një zgjidhje referendare më nderon shumë mirë.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb