TIRANE– Në një kohë kur ishte i pari që denoncoi rastin e oficerit Emiljano Nuhu, i cili pretendon se u kërcënua me jetë pasi hetoi djalin e deputetit të Krujës, Ramazan Rraja, për përdhunimin e një vajze, Berisha ka vijuar me të tjera akuza.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha tregon se kush po heton çështjen e Nuhut. Duke iu referuar qytetarit dixhital, Berisha me ironi shkruan se krimi është meritë e lartësimit në postë për kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë, qytetari dixhital thekson se hetimin e SHÇBA i është ngarkuar oficerit Fatos Hasani, që sipas tij është i korruptuar. Po ashtu qytetari shkruan se Hasani ka qenë i përjashtuar nga policia për “Shkelje te betimit policor dhe abuzime te renda me atributet e policisë”.

DENONCIMI TEK BERISHA
Ja kush heton oficerin Emiljano Nuhu!
Krimi eshte merite per lartesimin ne poste per kreun e meduzes Kallam Deshtakun!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Z.Berisha cila SHÇBA do ta hetoi rastin e oficerit Nuhu? SHÇBA e Durresit qe ka oficerin me te felliqur dhe korruptuar te vendit Fatos Hasanin? Ky oficer eshte futur ne pune vetem per te bashkepunuar me krimin dhe per te mbajtur ne kontrroll me presione punonjesit e policise te mos cenohen parcelat e kanabisit dhe nuk dihet sesi eshte ripranuar ne Polici pasi ka qene i perjashtuar per “Shkelje te betimit policor dhe abuzime te renda me atributet e policise”. Per perjashtimin e tij ai i ka humbur te gjitha gjyqet e çdo shkalle gjyqesori dhe nuk duhej te ishte fare pjese e Policise. Me date 19shtator 2018 doli te fiks fare duke i thene qytetarit tru tallash dhe su mor asnje mase ndaj tij.Mjafton te kerkoni emrin e tij ne google dhe del qe ka humbur cdo gjyq per rikthimin e tij.Ju lutem anonim.”

Vendimi per policin

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb