TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që deklaron se e gjithë administrata me urdhër të kryeministrit Edi Rama duhet t’i nënshtrohet kontrollit shëndetësor, Check up deri më 14 shkurt.

Për Berishën, ky urdhër bëhet “për të mbushur xhepat me ndrikull Nushin”.

STATUSI I BERISHËS
Noriega urdhëron check up të detyruar për të gjithë punonjësit e administratës për të mbushur xhepat me ndrikull Nushin!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje Doktor. Sipas urdhrit të Kryeministrit tonë “të nderuar”, brenda datës 14 shkurt e gjithë administrata shtetërore duhet t’i nënshtrohet kontrollit shëndetësor Check up. Në të kundërt do ndëshkohen disiplinarisht deri në largim nga puna”.

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: