TIRANE- Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka denoncuar sot në faqen e tij në “Facebook” një sherr me armë që ka ndodhur sipas tij mes anëtarëve të PDIU dhe LSI. Sipas Berishës ngjarja në fjalë ndodhi në qytetin e Elbasanit tre ditë më parë.

Ish-lideri i PD-së publikoi një mesazh të qytetarit dixhital që i ka ardhur në adresë të tij, ndërsa thekson se anëtarët e LSI kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital.

Qytetari dixhital pohon mes personave të përfshirë në këtë ngjarje janë dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit dhe miku i tij. Po ashtu, Berisha thekson se ngjarja është fshehur nga policia, që sipas tij kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë informacion.

18813842_796662547161321_7256675045211440164_n

MESAZHI I BERISHES
Gjendje dramatike ne Elbasan!
Lexoni klithmën e një qytetari dixhital:
Elbasani nen terror bandash, policia me banditet fsheh krimet e tyre! sb
“prsh dhe respekte i nderuar, si qytetar i elbasanit nuk di ku te bej nje denoncim sepse pervecse nuk gjen zgjidhje ke frik edhe ta besh denoncimin sepse mund ta pesosh shum keq. ndaj poju raportoj juve duke shpresuar qe te ngrihet disi zeri sepse me te vertet qe ne elbasan jeta e cdo qytetari te thjesht esht ne nje rrezik te vertet nga casti ne cast. para 3 ditesh ne lagjen 5 maj ka pasur nje perleshje midis disa anetareve te lsi dhe pdiiu, por nukjan thjesht simpatizant te partive sepse simpatizantet e pdiu jan nje band kriminale e njohur tashme per qytetin e lbasanit dhe gjith shqiperin qe kan pushtetin paas kraheve dhe mund te bejn cte duan, kan goditur ne arme anetaret e LSI dhe jan ne gjendje te rende ne spital, por ceshtja sesht se kan goditur LSI, ceshtja qendron sepse te fortet jan dhendri i kryetarit te bashkis dhe shoku itij i ngusht Suel Cela me banden e vet, ata mund te godasin ke te duan dhe kur te duan dhe asgje nuk behet publike as nga policia dhe as nga media, ata levizin me makina te blinduara ne qytet dhe me municione luftarake si me qen ne siri. esht krijuar një situat e tmerrshme ku jeta e çdokujt është e pasigurt. nuk dua tja di se kush do fitoj, dua te di nese a do ndihemi ndonjëherë te sigurt si qytetar te këtij vendi qe jemi?
flm, ju shkruaja nga ky fcb sepse i rrem sepse sinqerisht nuk do ta merrja kurr guximin te thoja se kush jam, me ketë situatë qe është këtu, respekt maksimal për ju doktor, zëri jon nuk dëgjohet, shpresoj te dëgjohet zëri juaj.”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: