Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në “Facebook” se djali dhe nipi i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi janë autorët e sherrit të përgjakshëm të mbrëmjes së kaluar në Levan të Fierit, që përfundoi me përdorimin e armëve në Urgjencën e Spitalit, duke lënë të plagosur pesë persona.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili thotë se në sherr janë përfshirë djali i Ruçit dhe kushëriri i tij, Qerem Braçja.

Sipas qytetarit, është qëlluar me armë edhe në Levan dhe ka qenë pikërisht djali i kreut të Kuvendit, që ka qëlluar, ndërsa në spital ka qëlluar Qerem Braçja, i cili i ka marrë armën një polici.

Mesazhi i plotë:
Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit qellojne qytetare dhe pergjakin spitalin e Fierit. Policia po manipulon cdo gje. Deshmite jane flagrante
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirëmbrëma doktor. Në sherrin e ndodhur në Levan janë të përfshirë djali i Gramos Ruçit dhe Qerem Braçja kushuriri i Gramosit. Në levan janë qëlluar me pistoleta dhe ka qëlluar djali i Ruçit. Në koridorin e spitalit të Fierit kur shkuan të plagosurit Qerem Braçja ka marrë pistoletën e shërbimit të policit që e ruante dhe ka qëlluar një njërin nga kundërshtarët e sherrit.
Janë të gjitha të filmuara, por këtu ka pllakosur gjithë policia dhe forcat speciale, shiku dhe sapo erdhi edhe zv.ministri i bremdshëm për të manipuluar provat.
Policët lanë të zhdukej pistoleta e djalit të Ruçit dhe arrestuan disa nga fajtorët, por që pritet të lëshohen pasi të mbarojnë hetimet.
Njeriu që po lufton me jetën në reaminacion ska qenë pjesë e sherrit por po i heqin plumbin që të mos dalë që është qitur nga pistoleta e policit.
Zoti na ruajt doktor, se shteti ka vdekur.

  • foto galeri

Ndërkohë, në një tjetër mesazh të publikuar po në “Facebook”, ish-kryeministri denoncon prishjen e kamerave të Urgjencës, që kanë filmuar djalin e Ruçit.

“Narkoshteti ne sherbim te krimineleve per te mbuluar gjurmet e krimit!
Prishet sistemi i kamerave te urgjences qe fillmoj nipin e Ruçit kriminelin Qerem Braçi tek i merre revolen policit dhe qellon mbi qytetaret,plagose rende dy prej tyre.

Lexoni mesazhin e ardhur mbreme vone te qytetarit dixhital. sb
Doktor ne keto momente ne spitalin e Fierit po prishin sistemin e kamerave qe te duken sikur kane kohe qe nuk fuksiononin,vete Armando Subashi ka cuar njeri te besuar per kete pune,te lutem anonim jo se kam frike nga keta Komunista se pa pune jam por per njerzit e families!”, shkruan Berisha.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb