TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme disa foto tënjë godine që po ndërtohet në qytetin e Korçës. Teksa publikon denoncimin e qytetarit dixhital, ish-kryeministri thotë se “Niko Peleshi po ndërton një hotel me 5 kate në qendër të Korçës”.

Sipas qytetarit dixhital, kjo godinë po ndërtohet në një zonë ku nuk lejohet.

POSTIMI I PLOTE
Niko Peleshi me hotel 5 katesh ne qender te Korçes!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Z.Doktor !
Doja te shihnit dicka kto 2 ndertesa po ngrihen dita dites ne qender te Korces,atje ku bashkia nuk te lejon te lyesh kangjellat se prish imazhin dhe jo me te ndertosh . Ndertesa 1 eshte ndertesa qe ngre Bashkia ndersa ndertesa nr 2 eshte ndertesa e tender fituesit te vetem shokut te ngushte te Niko Pe Leshit, Spiro Bardhi ose ndryshe (Ragami). Ky eshte nje hotel 5 katesh ne qender te qytetit qe flitet masivisht se e kane te perbashket. Gjithashtu i gjithi po ngrihet nga lekat e nderteses nr 1 sepse paguajme ne qytetaret qe te gezojne kta te dy qe gjithcka i kane ndare bashke ne kte qytet. Ju flm anonim te lutem !”
27545737_951296998364541_4711634984785327119_n
27654878_951297001697874_717701212568148338_n
27658062_951297041697870_8927862002445256553_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb