TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në ‘Facebook’ një mesazh të një qytetari dixhital, ku ky i fundit denoncon një ngjarje të ndodhur në Peqin.

Sipas këtij të fundit në Peqin ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku janë kapur djemtë e Albert Macit me arme zjarri në makinë. Qytetari dixhital pohon se shumë shpejt ata do të lirohen, pasi sipas tij Maci është shok i Taulant Ballës.

DENONCIMI TEK BERISHA
Te shtena me arme zjarri ne Peqin, policia do ti liroje ato, miq te Balles! sb

Doktor para 30 min jane kapur nga policia e Peqinit dy djemte e Albert Macit me arme zjarri ne makine te garantoj se miku i Taulant Balles do te lirohet se shpejti ashtu sic rri dhe shetit i armatosur Albert Maci i denuar ne Itali (dhe i kerkuar nga ky shtet),por miku i Taulant kriminelit nga policia nuk preket e jo te arrestohet.Respekte
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb