Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e punonjësi i cili pretendon se mjekët dhe infermierët që trajtan tre pacientët e parë me koronavirus në Korçë nuk i është bërë testi, nuk vendosen në karantinë por urdhërohen të vijojnë punën.

Sipas Berishës kjo përbën një rrezik të madh për përhapjen e koronavirusit si dhe shkelje flagrante të udhëzimeve të OBSH-së.

 

STATUSI I ISH- KRYEMINISTRIT SALI BERISHA

Kriminale! Rrenqethese! E pabesueshme!

Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital.
Ai denoncon nje qendrim te pabesueshem e kriminal te Edvin PPP Maskes dhe Ndrikull Hajni Maskes!

Mjekeve dhe infermiereve te spitalit te Korçes qe trajtuan per tre dite tre te semuret me coronavirus:
-Nuk ju behet testi i covid 19
-Ata nuk vendosen ne karantine
-Ata urdherohen te vazhdojne punen ne pavione si me pare
Duke perhapur keshtu çdo minute ore dhe dite coronavirus.

Duke shprehur solidaritetin me te madhe per personelin mjeksor te spitalit te Korçes ju bej thirrje te gjithe punonjesve dhe te semureve, vizitoreve dhe familjareve qe kane patur kontakt me tre te semuret te qendrojne ne karantine per te mbrojtur veten dhe te tjeret.

Miq, ky qendrim kriminal qe i jep liçence zyrtare covid19 te infektoje dhe marre sa me shume jete eshte nje shkelje flagrante kriminale e Direktives te OBSH, qe eshte dhe ligj i detyrueshem nderkombetar, i cili urdheron vendet anetare:
Testim, testim, testim!

Ky qendrim jashte çdo imagjinate i Edvin PPP Maskes dhe Ndrikull Hajni Maskes vjen vetem e vetem per shkak te mungeses se kiteve dhe tamponeve sepse per 85 dite te epidemise nuk u mor absolutisht asnje mase per perballimin e saj. Ne 85 dite Shqiperia eshte vendi i vetem ne bote qe beri vetem nje test koronavirusi dhe shperthimi i epidemise e gjeti vendin me nje numer te kufizuar dhe qesharak kitesh.

Ju bej thirrje OBSH dhe vendeve partenere e mike te na ndihmojne me kite dhe mjete mbrojtese per personelin mjedisor sepse infektimi i ketij personeli rrezikon te behet masiv! sb

Pershendetje Dr e di qe eshte pak vone por dua te ngre nje sqetesim ne lidhje me testet per Covid ne Korçë.Dje u diagnostikuan 3 raste pozitiv personeli ishte i pa mbrojtur me veshje speciale pacientet ishin te shtruar ne spital prej tre ditesh,mjeket dhe infermiereve nuk u behet testi ju kane thene vazhdoni punen.cdo te behet me stafin me pacientet e tjere dhe me familjaret e tyre??Ata mund te jene mbartes ose jo kete e verteton vetem testi.Por shefat e pavjonit nuk kane pse ta fshehin problemin duke i kerkuar personelit te vazhdojne punen duke rezikuar shume paciente te tjere familjare te personelit dhe vete jeten e tyre sepse ska teste dhe do tju behen vetem nqs keni shenja klinike.Te pershendes Doktor Anonim te lutem se keta te heqin buken e femijes nga goja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb