TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri të policisë të antidrogës që ngre akuza për zhdukjen e 160 kg opium në Has, pas zbulimit të laboratorit të heroinës.

Berisha thotë se policia ka informuar vetë bosët e rrjetit të fabrikës së heroinës. Ndërkaq sipas denoncuesit në këtë çështje janë të përfshirë, politikanë, biznesmenë dhe njerëz të fuqishëm.

STATUSI I BERISHËS
Narkopolicia informoi bosët e rrjetit të fabrikës së heroinës në Has!
Vodhi 160 kg opium të pastër me të cilin prodhoheshin 3.2 ton heroinë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje dr. jam punonjës i antidrogës nga lista prej 13 bosëve dhe lejtnantëve të këtij grupi, biznesmenë, politikanë, deputet etj nuk është arrestuar asnjeri operacioni u dekonspirua plotësisht pa filluar ndaj u arrestuan vetëm tre anëtarët e familjes Shuti që punonin në Fabrike dhe kishin detyrë dhe ruajtjen e saj.
Në fabrike janë gjetur 260 kg opium i pastër por 160 kg u zhdukën pa gjurmë, po sqaroj këtu se me një kg opium nxirren 20 kg heroinë e zakonshme pra vetëm me sasinë e lëndës së parë që u gjendën në fabrikë prodhoheshin 5200 kg heroinë.
Së fundi i nderuar Doktor fabrika në Has është që 3 vjet dhe me dijeni të plotë dhe nën kujdesin e shefit të komisariatit Hasit dhe kryetarit bashkisë Adem Lala, të cilët kishin pjesën e tyre të fitimit, anonim ju lutem.

Berisha Fb
Berisha Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb