Një prej të arrestuarve nga policia për ngjarjen në KZAZ nr.6 të vendosur në shkollën “Ndre Mjeda” në Bushat është 58-vjeçari Mirash Thepi.

Mesditën e djeshme, Thepi doli publikisht në media duke akuzuar kreun e Bashkisë së Fushë-Arrëzit Fran Tuci se e kishte kërcënuar. Ai tha se nuk kishte pranuar që kandidati i PS për kryetar të Bashkisë së Vaut të Dejës të bënte miting në lokalin e tij dhe pas refuzimit ishte përballur me kërcënimit. Sipas tij, kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit i kishte thënë se ‘nëse e merr bashkinë ai kryetar, atje ku jeton ti, dyert i ke të mbyllura’.

Zv/ drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj dha sot emrat e 15 personave të arrestuar pas djegies së materialeve zgjedhore në Bushat, mes tyre edhe Mirash Thepi, 58 vjeç banues në fshatin Pacram, i cili ditën e djeshme denoncoi kryebashkiakun socialist.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb