Përafqësuesi i PD, Marash Logu ka folur për mediat lidhje me denoncimin e tij për kërcënimin e vëzhguesit demokrat nga vëzhguesja e PS, Joana Melëngu.

Logu thotë se Joana Melëngu u kap më 20 prill në furgonin duke shpërndarë ushqime të Rezervave të Shtetit për të marrë vota.

Ajo sipas tij duhet të ishte në burg për krime zgjedhore, por nga ana tjetër po numëronte votat e PS në sallën e KAS.

Sa për vendimin e KAS për të lënë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, Logu thotë se rinumërimi konfirmoi se votuesit shqiptarë janë kërcënuar dhe administrata u përdor për vota.

‘’Si PS përdori gjithë administratën për të maksimizuar votat. Noterët e masakrës zgjedhore kanë refuzuar kërkesët tonë për informacion. Joana Melengu ka kërcënuar vëzhguesin e PD, se kur të dalësh jashtë do të ta pres gjuhën do merremi vesh. Një kërcënim për jetën e qytetarit.

Joana Melengu është kryetarja e njësisë administrative nr.2 në Berat, ishte tek furgoni duke shopërndarë ushqime nga Rezerva.

Për ato krime duhet të ishte në burg, ishte në sallën e KAS, jo vetëm duke rinumëruar e rivlerësuar votat e PS, por edhe duke kërcënuar vëzhguesit e PD.

Nëse për ata zotërinj kjo ishte e pranueshme, dhe për PS, për ne është e papranueshme. Qytetarë janë kërcënuuar, siç po e shihni kjo s’ka ndodhur vetëm këtu, ka ndodhur edhe dje. Gjatë gjithë zgjedhjeve.

Vëzhguesi na informoi. Vëzhguesi u kërcënua dhe na kërkoi mos bëhet publik emri se ka frikë.

Më tha se është kërcënuar, dhe më kërkoi mos e bëja publike këtë gjë. Kjo gjë është bërë sot para syve të gjithë shqiptarëve. Ne e dimë kush janë institucionet, ky është shembulli më flagrant. Joana Melengu duhet të ishte në burg, por isht sot në tavolinën nr.3 për të numëruar votat  e PS. Njerëz të lidhur me krimin që në sallën e KQZ e KAS, ku janë gjithë këto media.

Unë mendoj që rinumërimi ka konfirmuar se votuesit shqiptarë u kërcënuan, u shantazhuan, dhe shiheni si rastin e një vëzhguesi të PD. Administrata shtetërore u përdor për vota.

Unë di që administrata e Beratit paguhet për të bërë punën në Bashki, e jo për të numëruar votat e PS. Janë ditë pune, qytetarët e Beratit, taksapaguesit po paguajnë për këta punonjës. A mund të gjeni ditë të PD që punon në shtet dhe vin numëron këtu? Askush, asnjë. ‘’- tha Logu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb