Ilir Allkja mjeku i QSUT i cili pak ditë më pare denoncoi mungesën e veshjeve speciale per personelin mjekësor është shkarkuar nga detyra. Lajmi konfirmohet nga vetë Allkja përmes një postimi në facebook, ku shkruan se për arsye të panjohura i është kërkuar largimi nga puna. ‘Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion!
Kerkova të ma jepnin me shkrim!
Hakmarrje e ulet e Edi Rames dhe e Skender Bratajt ne ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë !
Sonte po qendroj në punë kundër urdhrit , në shërbim të pacientëve !
Ju dua shumë !- shkruan Allkja në postimin e tij. Kujtojmë se pak ditë më parë Allkja u shpreh se do të vetëkarantinohej pasi kishte vizituar tre të dyshuar me COVID 19,  dhe se nuk ishte i pajisur me veshje speciale, por vetëm me një maskë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: