Babai i një 18-vjeçari ka denoncuar në policinë e Elbasanit, se i biri, person me aftësi të kufizuara mendore është abuzuar seksualisht.

Sipas denoncuesit, abuzuesi është një 42-vjeçar. Pas denoncimit policia është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka identifikuar autorin.

Ndërsa hetimet për rastin vijojnë pritet që djali 18-vjeçar t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas kallëzimit të bërë, menjëherë kanë bërë shpalljen në kërkim të një 42-vjeçari, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Policia po vijon punen për kapjen e ndalimin e tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: