Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, denoncon në faqen e tij të “Facebook” se janë pezulluar sërish ndërhyrjet kirurgjikale në Spitalin e Shkodrës.

Sipas tij, kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë.

Denoncimi i Bardhit:

PEZULLOHEN SERISH NDERHYRJET KIRURGJIKALE
Ne zbatim te udhezimeve nga ministria, vijojnë urdhërat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres. Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion per shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP!!!

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb