Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, denoncon se në Shijak po bëhet një krim mjedisor.

Duka thekson se prej disa ditësh banorët e qytetit të Shijakut dhe jo vetëm, janë duke jetuar mes smogut të krijuar nga djegia e mbeturinave urbane.

Deklarata e Agron Dukës:

Të hetohet krimi mjedisor që u bëhet banorëve të Shijakut!

Prej disa ditësh banorët e qytetit të Shijakut dhe jo vetëm, janë duke jetuar mes smogut të krijuar nga djegia e mbeturinave urbane.

Është rikthyer e njëjta skemë, kur mbetjet digjen natën, për të mos u parë nga qytetarët.

Pamjet tregojnë renë e tymit që pushton hapësirën, duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

Vetë banorët kanë filmuar dhe denoncojnë këtë gjendje.

Si deputet i asaj zone, unë bashkohem me shqetësimin e tyre dhe kërkoj marrjen e masave për ti dhënë fund menjëhrë, kësaj praktike “menaxhimi” të mbetjeve.

Djegia e mbetjeve në hapësira publike është tashmë një krim mjedisor, ndaj dhe unë nxis organet ligjzbatuese të hetojnë për këto raste.

Agron Duka!
Kryetar i PAA

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb