Skuadra që e mbylli në krye në Konferencën e Perëndimit gjatë sezonit të rregullt, Denver Nuggets, nuk gaboi në dy ndeshjet çerekfinale të play-off e luajtura në fushën e tij, duke mposhtur së fumdi 122-113 Minnesota dhe udhëheq 2-0 serinë.

Edhe pse Edëards realizoi 41 pikë për miqtë, ato nuk mjaftuan për të fituar. Për Denver u dalluan Murray me 40 pikë dhe Jokic me 27 pikë. Tashmë do të luhen dy ndeshje radhazi në fushën e Minesottas, e cila u kualifikua nëpërmjet play-in.

Po në Perëndim, barazim 1-1 me ndeshje në duelin mes Memphis Grizzlies dhe Los Angeles Lakers, me të parët që fituan 103-93, duke rikthyer ekuilibrat. LeBron James realizoi 28 pikë dhe 12 rebound, por i vetëm e pati të vështirë të mposhtë Memphis, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë.

Në Lindje, skuadra e Milwaukee Bucks hakmerret ndaj Miami Heat, duke fituar 138-122 në ndeshjen e dytë dhe barazon  në 1-1 serinë e takimeve. 7 lojtarë të Milwaukee realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në parket, ndërkohë që nuk luajti Antetokounmpo, i dëmtuar në ndeshjen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb